Skip to content

“Ka qenë ajka e kombit, politikanët e sotëm janë një çorbë”, nxjerrin kokën sërish nostalgjikët e Enver Hoxhës: Më i miri pas Skënderbeut

Një grup nostalgjikës të Enver Hoxhës kanë zhvilluar sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, duke mbajtur në dorë portretin e ish-diktatorit.

Ata kanë thuruar lavde për ish-diktatorin, duke thënë se ai është figura më e rëndësishme në vendin tonë, pas Skënderbeut.

“Është kapitulli më i rëndësishëm pas Skënderbeut, Enver Hoxha Skënderbeu, politikanët e sotëm janë një çorbë, nuk e di se kush është më i mirë dhe kush është më i keq”, u shpreh një prej nostalgjikëve.

Ndërkohë që mendimet e të tjerëve vijojnë:

Enveri është udhëheqësi jonë, i bëri njerëz shqiptarët. 

Ky ka qenë ajka e kombit, ky është pas Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur homazhe në “Varrezat e dëshmorëve” nga krerët më të lartë të shtetit, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Sot shënohen 77 vite nga çlirimi i vendit, datë që festohet gjithnjë e ndarë nga forcat politike në vendin tonë. PD kryen homazhe për Pavarësinë dhe çlirimin në të njëjtën ditë që është data 28 MNëntor, ndërkohë që të majtët përkujtojnë dy data.

/faxweb