Në prononcimin e tij ekskluziv për Fax News, babai i Aldi Ramës, Rufan Rama është pyetur edhe lidhur me akuzat se ka qenë në burg për shkak të gjymtimit të gruas së tij me motorsharrë. Ai ka reaguar duke thënë se kjo nuk ishte çështja për të cilën flitet dhe se divorci me ish gruan e tij është diçka që nuk ndihmon në zgjidhjen e çështjes.

Sa i përket kujdestarisë së djalit të tij, ai u shpreh se që prej divorcit për të ishte kujdesur gjyshi por me buxhetin që ai i kishte sjellë nga jashtë. Ndërsa përsëriti gjithashtu se këkonte drejtësi për djalin e vrarë duke shtuar se nuk ishte mirë nga ana psikologjike kur dëgjonte lajme që flisnin për këtë çështje pasi djali i tij 21 vjeçar sipas tij është vrarë dhe nuk ka bërë vetëvrasje.

Si ka ardhur divorci mes jush dhe ish bashkëshortes, a është e vërtetë që keni bërë burg për dhunën e ushtruar ndaj saj?

Rufan Rama: Kur jam divorcuar e ka marrë në kujdestari babai im me buxhetin tim e kam rritur. Sot flitet për fmijën tim që është vrarë nuk flitet për mua, a kam bërë burg unë. Nuk fal e deklaroj këtu e shteti të më vrasë dhe mua. Të merren masa se mua më kanë vrarë një djalë 21 vjeç mor zotëri. Kur robi bën një faj, duhet të ndëshkohet jo të vritet sic e kanë vrarë djalin tim.

Unë dua drejtësi se nuk jam mirë nga mendorja tani. Kur dëgjoj që djali im është vrarë unë nuk jam mirë, dua drejtësi, të dënohet polici që ka ushtruar dhunën. Shkoni në prokurori ju se tregohet shumë qartë që është ushtruar dhunë ndaj djalit. Nuk them që shteti shqiptar është i gjithi i keq. Nuk e njof personin në fjalë, se mund të kisha marrë masa që kur isha në Shqipëri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re