Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka zhvilluar disa takime në Senatin Italian dhe Dhomën e Deputetëve.

Fokus i bisedave ka qenë procesin e integrimit dhe marrëdhëniet bilaterale me italinë. Tabaku shprehet se marrëdhënies mes dy vendeve duhen zhvilluar me tej, duke theksuar se “ka shumë për të mësuar prej Italisë dhe shumë për të dhënë në këmbimet tona njerëzore”.

Postimi i plotë:

Ditë plot takime në Senatin Italian dhe Dhomën e Deputetëve me fokus procesin e integrimit dhe marrëdhëniet bilaterale me italinë!

🇮🇹 Italia ka qënë një ndihmë e pakushtezuar dhe mbështetje por fokusi tashmë duhet të jetë se si mund ta vendosim integrimin në funksion të zhvillimit ekonomik e si mund ta përdorim atë për të frenuar emigrimin!

🙏 Një falenderim i veçantë Giulio Terzi, Giulio Tremonti , Marianna Madia dhe Vigna. Miq dhe mbështetës të Shqipërisë dhe procesit të saj integrues edhe forcimit të raporteve mes vendeve tona.

👍 Për një vend si Italia fqinje e cila na njeh dhe e njohim mjaft mirë na duhet të zhvillojmë edhe më tej këto marrëdhënie kulturore, sociale dhe sipërmarrëse që ngrihen mbi raportet njerëzore.

🇦🇱🤝🇮🇹 Ka shumë për të mësuar prej Italisë dhe shumë për të dhënë në këmbimet tona njerëzore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re