Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Me anë të një postimi në “Facebook”, ambasada u shpreh se në vendin tonë nuk shpërthim të të infektuarve.

 

“🇦🇱 | Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit. Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore – por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju.”

Posted Under:

Tagged:

]]>

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re