Skip to content

Ka qenë zv/president i Vllaznisë para disa vitesh, arrestohet biznesmeni në Shkodër gjatë një kontrolli të befasishëm për… (ARSYEJA)

Policia e Shkodres ka arrestuar mbrrëmjen e ditës së hënë biznesmenin Isuf Isufi. Ai është arrestuar gjatë një kontrolli të befasishëm të bluve të Shkodrës, të cilët gjatë kontrollit i kanë gjetur atij një pistoletë pa leje.

Ai është ndaluar dhe arrestuar nga uniformat e policisë së Shkodrës dhe është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.

Gjithsesi, Isuf Isufi, njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite më parë ka qenë edhe zv/president i Vllaznisë.

Isuf Isufi është vellai i shtetasit Hasan Isufi, në Prill të vitit 2020, plagosi një shtetas.

/faxweb