Banorët e Kombinatit, banesat e të cilëve u shembën pasi u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit kanë dalë sot para mediave duke denoncuar se prej muajsh nuk po marrin bonusin e qirasë.

Ata janë zhvendosur në disa banesa, por janë shprehur për Faxnews se bashkia dhe qeveria po u vonon bonusin, teksa pronarët e kërkojnë në datë fikse.

Ata shprehen se sot është data 8 dhe ende nuk u është dhënë teksa kjo gjë është e përsëritur teksa rrezikojnë që t’i përzënë nga shtëpia.

“Vajti data 8 nuk na e kane hedhur bonusin e qirasë. Skanë dalë emrat, ne duhet të na dilnin emrat para, u del atyre 40 vetave që kanë zënë Kombinatin, le ti marrin ata, po ngordhim, me mirë të na pushkatojnë, është bërë jeta e pamundur. Ka raste që vonohen 2-3 muaj, do dal në rrugë të madhe, bashkë me kalamajtë, jemi bërë si Robin Hudat e malit. Ne ishin të tërmetit, kam fjetur 4 muaj jashtë, erdhën afganët i futën në hotele, jemi të masakruar, jo të deskriminuar, më mirë të na fusin plumbin e të na vrasin. Pronarët na i kërkojnë në data fikse”- u shpreh një banor.

“Ne s’kemi siguri, mund të mbetemi pa shtëpi me këtë qeveri e bashki, lekët janë po këta, data 8 sot, kur do i marrim , të na përzëjnë nga shtëpia. Ka vonuar, edhe 2 muaj e gjysmë pa i marrë, hic gjë. Ne jemi sot që flasim edhe të tjerët. Janë shumë familje që e marrin me vonesë. Të gjithë janë jo vetëm ne, kur kalojnë, kalojnë për të gjitha. Bashkia të na bëj shtëpitë, të vemi në shtëpitë tona, të na hedhin gjëkundi. Ku janë shtëpitë që po bëhen, s’kemi qeveri dhe bashki”– shpreh një tjetër.

“Kemi që në 8 te posta që presim, s’na kthejnë përgjigje fare. Popullin e ka futur në stres, s’jemi të sigurt do marrim apo jo shtëpi, kjo është tallje, do ngrihemi në protestë, deri në sakrifikcë. Qeveria ti vë gishtin kokës, të mendojë për popullin” u shpreh një banore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re