Kryetari i gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër ditën e sotme ka dhënë një deklaratë për mediat ku lë të kuptohet se është rritur kriminaliteti tek të miturit, ku këta të fundit janë edhe viktima por edhe autorë të veprave penale.
Ai tha se legjislacioni shqiptar për këto çështje ishte ndër më të mirët në Europë por shtoi se diçka nuk shkonte në mënyrën sesi po bëhej trajtimi i këtyre çështjeve të cilat gjykoheshin nga gjyqtarë të rinj pasi ata që i kishin nën gjykim më parë ishin larguar për shkak se nuk kishin specializimin e duhur.
Arbër Çela, kryetar i gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër:
Jemi në një fazë të neglizhencës për trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin. Ka shumë arsye. Problematika qe vjen nga reforma ne drejtesi. Gjykata Puke e ka shume te veshtire qe te mbaje nje sesion per te miturit sepse duhet te kete tre gjyqtarë dhe të jenë të specializuar dhe kryetari në përcaktimin e seksioneve që gjyqtari qe gjykon te miturit te jete permament. Kjo eshte shume e veshtire. Aktualisht nje pjesë e cështjeve për shkak të largimit të gjyqtarëve gjykohen nga gjyqtare te tjere sepse nuk kane specializimin qe kerkon ligji. Kemi nje rritje te kriminalitetit tek te miturit dhe rritje e gravitetit te veorave penale qe kryejne miturit, ne kete jave jane gjykuar tre çeshtje ku ka qene qene autor te mitur apo te abuzuar.
Kjo tregon se ka diçka qe nuk shkon. Por nese behet vleresim i detajuar i rastit dhe ne shumicen e rasteve do dali pergjegjesi tangenciale qofte edhe e jona. Nga ana tjeter legjislacioni yne per te miturit eshte nga me te miret ne Ballkan por edhe Europe. Ka raste kur japim vendime te sakta por proceduren qe kemi ndjekur e kemi te gabuar. Ne duhet te synojme te merremi me psikiken me te miturit. Per ne çeshtje e mbyllur eshte ajo dosje qe merr vendim te prere por ne nuk jemi marre me problematiken dhe ne kete rast kemi mbyllur nje çeshtje por kemi lene te hapur disa faktoe qe sjell riperseritjen e krimit.
Gjykata e Shkodres ne krahasim me te tjerat eshte me mire por prap eshte keq dhe jane shume te pakta rastet e shmangies se denimit per te miturit ne vendimet e tyre. Krimi goditet duke goditur fenomenin dhe ne ate rast kemi goditur terrenin kriminal dhe me pas eshte e veshtire qe te lulezoje ne te kundert mentaliteti i gjyqtareve per te dhene vetem denime eshte i gabuar.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
