Skip to content

“Ka shkuar aty ku nuk mban më!”, banorët e ‘Kodrës së Priftit’ në protestë: Kërkojmë projektin fillestar të ‘Unazës së Madhe’

Banorët e zonës “Kodra e Priftit” në Tiranë kanë dalë në protestë ditën e sotme pasi kërkojnë rikthimin e projektit filestar të ‘Unazës së Madhe’.

Ata thonë se ndër vite kanë bërë kërkesë për legalizimin e pronave dhe se Bashkia u ka garantuar se ato nuk do të preken nga asnjë projekt. Një nga banorët tha për ‘Fax Neës’ se personi që ka firmosur kërkesën do të dalë para drejtësisë për mashtrim dhe se çështjes do i shkojnë deri në fund pasi nuk është respektuar ligji për konsultim publik.

Banorët e kësaj zone shprehen të vendosur se do tu bashkohen dhe protestave të banorëve të “5 maj-it” duke theksuar se në asnjë moment nuk janë njoftuar për mënyrën se si një numër i konsiderueshëm banesash do ti nënshtrohet prishjes.

Banorët: Nuk po na kthen njeri përgjigjie për procesin e legalizimit. Kam letrën personale, me 26 shkurt vitin e shkuar pas kërkesës për legalizim shkruhet se nuk preket nga asnjë projekt. Edhe bashkia pati thënë të njëjtën gjë. Në radhë të parë, këtë personin që ka firmosur këtu do të shkojë para drejtësisë, nesër do bëj kallëzimin në polici, pse më ka mashtruar?

Ne po bëjmë një protestë paqësore, nuk kemi adresuar sharje ndaj askujt, thjesht të kalojnë rrugën sic ka qenë. Nuk japim asgjë, nuk kemi gjë për të shitur dhe po mbrojmë të drejtën tonë.

-Kërkojmë rikthimin e projektit fillestar të ‘Unazës së Madhe’.

-Kur vjen momenti i zgjedhjeve na mbushin me premtime.

Ne na ka shkuar aty ku nuk mban më, do dalim në protestë bashkë me banorët e ‘5 maj’ e do bëjmë cdo gjë për të drejtën tonë.

Nuk është respektuar ligji për konsultimin publik, ata nuk janë njoftuar për mënyrën se si një numër i konsiderueshëm banesash do i nënshtrohet prishjes.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb