Skip to content

“Ka shkuar kilja e djathit në stratosferë!”, qytetarët: Detyrohemi të blejmë ato që nuk i ha as lopa

  • 15/05/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Çmimet për produktet bazë të shportës janë rritur me ritme të shpejta. Duke ushtruar presion të lartë sidomos tek familjet e varfra. Fax News ka bërë një vëzhgim në këtë të dielë në disa prej dyqaneve të bulmetit ku rezulton se çmimet e nën produkteve të qumështit. Kjo ka sjellë pakënaqësi tek qytetarët të cilët ankohen se çmimet janë të papërballueshme për buxhetin e tyre.

“Shumica nuk e përballon dot, unë e shoh edhe kur marrin fruta perime, e shoh që i marrin aty ku nuk i ha as lopa. Ose marrin djathë që në fakt nuk është djathë”– u shpreh një qytetar.

“Nga 6 mijë, që ishte tashmë ka shkuar në 9 mijë lekë një kile djathë. Ka shkuar në stratosferë! Ne pensionistët blejmë vetëm çerek kile”– tha një prej pensionistëve të intervistuar.

Gjithashtu, jashtë kamerave, tregtarët pohojnë për Fax News se çmimi i qumështit për fermerët, gjatë marsit u rrit me 15%.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë