Fermerët po përballen muajt e fundit me çmimet e larta të pesticideve dhe plehrave kimikë, çmime këto që janë gati 3-fishuar.

Fermerët e fshatrave Kozare e Zdravë në bashkinë Kuçovë, që kanë filluar prej 1-muaji mbjelljen e serave të tyre me domate e perime të ndryshme shprehen se po shkojnë drejt falimentimit, për shkak se pesticidet dhe plehrat kimikë janë rritur shumë.

Edhe ata fermerë që kanë mbjellë në tokat e tyre drithëra dhe foragjere deklarojnë të njëjtën gjë në lidhje me këto çmime të larta.

Duke qënë se prodhimi në toka bujqësore dhe sera është e vetmja mënyrë jetese për ta, fermerët i bëjnë apel shtetit të marri masa të menjëhershme për uljen e çmimeve të plehrave kimikë dhe pesticideve pasi kjo situatë e rënduar po i detyron të shkojnë drejt emigracionit, duke lënë tokat “djerë”.

Fermerët shprehen se, çmimet e larta të pesticideve dhe plehrave kimikë do të ndikojnë drejtëpërdrejtë në rritjen e kostos së prodhimit. Fermerët shprehen se nuk kanë përfituar asnjëherë subvencione dhe grande nga shtetit dhe pjesa më e madhe e tyre janë me kredi në banka.

“Me bagëti merremi, nuk ia dalim. Janë rritur të tërat. Janë rritur pesëfish e lartë. Me të keq. Qeveria të na ulë çmimet”.

Me blegtori, kemi mbjellë grurë, elb. Trefishi i çmimeve. Qumështin se kanë ngritur këta. Neve na del me kosto të lartë. Nuk kam pleh. Nuk bëhet prodhimi po nuk pati pleh.

“Për momentin domatet e kuqe, mundohemi me mënyrat tona po me plehrat që ka shkuar 70 mijë lekë thesi, jemi bërë që të lëmë serat e të ikim jashtë shtetit. Ka qenë thesi plehut, 50 mijë, është bërë 70 mijë lekë”.

Të njëjtin shqetësim në lidhje me çmimet e larta të pesticideve kanë edhe fermerët e bashkive Dimal e Berat, që deklarojnë se shteti po i falimenton.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re