Avokati Ermal Hamataj, i ftuar në Panorama TV, është shprehur se kërkesa për arrestimin e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj u bë për të mbuluar “një gjëmë tjetër”, referuar skandalit ku u përfshi djali dhe vëllezërit e ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, që dhunuan dy kushërinjtë e fisit Maja.

Ai u shpreh se lënia e datës së sotme ishte e qëllimshme pasi Ahmetaj ka 1 vit që është në hetim.

“Më shqetëson drejtësia e shoë, pse duhet bërë kërkesa sot, ka të paktën 1 vit që është në hetim. Pse SPAK ndërmerr hapa sapo ka ndodhur një gjëmë tjetër? Kjo më duket shqetësuese.

Lënia e datës sot është e qëllimshme. Ahmetaj ka një vit, kemi 1 vit që dëgjojmë arrestohet sot, arrestohet nesër. Brenda 24 ose 48 orëve sapo i ndodh një ngjarje që dëmton qeverinë ndodh patjetër një ngjarje tjetër që nxjerr qeverinë si të mirë.

Kjo s’ka kuptim. Para disa kohësh përdorej OFL.

Kemi kthyer në mënyrë jetese korrupsionin. Kemi ngelur me një parti shtet më keq do të bëhet”, tha avokati Ermal Hamataj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re