Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshimin e planit për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk do të bëhet me financim të huaj, ashtu siç ishte njoftuar më parë, por me financim të brendshëm, sipas tij për shkak të urgjencës strategjike.

“Kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për Porto Romano, për të cilin do të bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit pasi ka urgjencë strategjike duke qenë se kemi përfshirë edhe NATO-në këtë proces.

Do të kalojmë me financim të brendshëm, që të mos varemi nga kohët e tejzgjatura që burojmë nga financimi i huaj”, tha Rama në një konferencë për mediat nga Lezha, ku zhvilloi mbledhjen dy ditore të qeverisë.

Rama u shpreh se brenda këtij viti do të hapet për qarkullim aksin e rëndësishëm Thumanë-Kashar, teksa shtoi se 70% e punime janë realizuar.

Ndërsa sa i përket projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, Rama u shpreh se ka dakordësi për të eksploruar një ndryshim të vijës, duke kaluar nga Shkodra, në Gjakovë dhe Prishtinë.

“Kjo është një zgjidhje e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, theksoi kreu i qeverisë.

Edi Rama: “Në diskutimin për veprat e mëdha të infrastrukturës rrugore, portuale dhe aeroportuale kemi diskutuar dhe kemi një pamje të qartë të ecurisë së punës me korridorin blu.

Brenda këtij viti do të hapim për qarkullim aksin e rëndësishëm Thumanë-Kashar, ku thuajse 70% e puneve janë duke u realizuar.

Kemi qartësi për ecurinë nisjes së punimeve në Milot-Thumanë, pjesë tjetër nevralgjike.

Do të procedojmë përpara sezonit me nënshtrimin e kontratave për aksin Kashar-Rrrogozhinë-Lekaj që përfundon gjithë boshtin e korridorit, Po punohet për fazën e parë të procesit të segmentit Milot-Muriqan. Kemi adresuar nevojën për financim të by-pass të Elbasanit, në kushtet ku korridori 8 ecën me shpejtësi falë kushteve të terrenit të favorshëm. Jemi në kalendar për përfunduar me segmentin e parë hekurudhor Tiranë-Durrës, me gjasa brenda vitit.

Jemi në proces dhe besoj që në fillim të vjeshtës do të lidhim kontratën për të filluar punën për Vorë-hani i Hotit.

Për ecurinë e projektit strategji të hekurudhës Durrës-Prishtinë në parim ka dakordësi për të eksploruar një ndryshim të vijës, duke kaluar nga Shkodra, në Gjakovë dhe Prishtinë. Kjo është një zgjidhje e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës.

Kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për Porto Romano, për të cilin do të bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit pasi ka urgjencë strategjike duke qenë se kemi përfshirë edhe NATO-në këtë proces. Do të kalojmë me financim të brendshëm, që të mos varemi nga kohët e tejzgjatura që burojmë nga financimi i huaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re