Nusja e Mariana Çinarit, Helena në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares, Evis Ahmeti i ka hedhur poshtë akuzat se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.

Nusja e Mariana Çinarit ka thënë, se vjehrra ka denoncuar burrin dy herë.

Ndërkohë vëllai i Marianës, ka thënë se motrën e tij (Mariana Çinarin) e dhunon bashkëshorti dhe nusja e djalit.

Ndër të tjera nusja ka thënë se vjehrra e saj ka edhe një vajzë të sëmurë me probleme të shëndetit mendor dhe se e ka dhunuar.

Pjesë nga intervista:

Vëllai i Marianës: Motrën e tim e dhunon bashkëshorti dhe nusja e djalit.

Nusja e djalit të Marianës: Nuk e kam kallëzuar bashkëshortin për dhunë ndaj meje. Në një kohë ka kërkuar urdhër mbrojtje ndaj saj dhe e kanë mbajtur bashkëshortin në burg. Unë nuk kam asnjë problem ndaj Marianës, ajo çfarë problemi ka ndaj meje.

Pranuat se vjehrra ka marrë urdhër mbrojtje në gjykatë, i kujtoni dot provat?

Nusja e Marianës: Urdhri nuk ka qenë për dhunë, por që unë të jetoj vetëm dhe të mos jem në banesën e Marianës sepse nuk donte që unë të jetoja në atë shtëpi. Kur kemi shkuar për çështjen e dytë për ta zgjatur urdhrin re mbrojtjes e ka pezulluar dhe ka thënë se është sjellë mirë nusja. Marjana ka çupën e sëmurë dhe ka shumë shenja. Po ashtu edhe bashkëshortin e saj që e ka dhunuar. Mos ka ajo ndonjë që e mbron.

(BalkanWeb)


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re