Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish, pasi kundërshtojnë projektin Thumanë-Kashar, ku kanë bërë thirrje që pronat e tyre të certifikohen sipas çmimit të tregut.

Collage Maker-25-Apr-2023-11-11-AM-9679

Në një deklaratë për mediat, një prej banorëve tha se qytetarët nuk do dorëzohen derisa të marrin të drejtën e tyre për pronat, ndërsa komentoi dhe vendosjen e posterave në kryeqytet me imazhin e kryeministrit Edi Rama për fushatë zgjedhore.

Ai tha se kanë marrë mesazhe se kryeministri po kërcënon shqiptarët cep më cep, ku citoi ‘Ka vendosur 1000 posterara, po kush po ia sheh surrati, ai i palarë. Ti heqë menjëherë, siç i hoqi tonat’.

“Ta harrojnë se mund të mposhtin popullin tonë, mallkimi ynë do i zërë dita ditës. Ne do protestojmë, inshallah marrin gjithë arsenalin e tyre, fitorja është e sigurtë. Shqiptarët na kanë dhënën mesazhin se do fitojmë, po na thonë se kryeministri po sulmon në çdo cep. Këta janë mësuar me sistemin e kaluar, po ka ardhur frymë demokratike dhe ne kërkojmë të drejtat tona. Unë do ta jap jetën time, do jenë 200 media. Do ta bëj atë që se ka bërë kush, ti thirrë mendjes kryeministri dhe ajo ministre.  Me ultimatume ne mund të bëjmë më shumë, nuk durojmë më. Ka vendosur 1000 posterara, po kush po ia sheh surrati, ai i palarë. Ti heqë menjëherë, siç i hoqi tonat. Ka 100 mln lekë që po i ha me tokën këtu, populli nuk e duron dot. Mallkimin tonë në kokë e kanë, ne kemi durim dhe do e mposhtim”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re