
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët në lidhje me ish deputetin Ervin Salianji, është përgjigjur se ai ka kaluar vijën e kuqe dhe së është vetëpërjashtuar.
“Salianji sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe”, tha Berisha.
LEXO EDHE: Salianji nuk mungon në protestën e Opozitës: Nuk më përjashton njeri nga partia, duhet përjashtuar Rama
“Çka lidhje Salianji me këtë?! Salianji ishte i burgosur politik kur u bënë zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo?! Sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe. E kam thënë. Kaq është e gjithë puna”.
Çfarë funksioni ka Salianji sot?
“Akoma mendja tek Salianji. Ne këtu jemi për enciklpedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Çka lidhje Salianji me këtë?! Salianji ishte i burgosur politik kur u bënë zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo?! Sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe. E kam thënë. Kaq është e gjithë puna”, vijoi Berisha.
