Kabineri qeveritar ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, për të kryer homazhe për ish kryeministrin socialist, Fatos Nano.
Të gjithë ministrat kanë kaluar rreth arkmortit të ish kryeminsitrit, për të bërë nderime.
Personalitete të ndryshme të politikës kanë marrë pjesë deri në këto momente në homazhet për Fatos Nanon.
Nuk kanë munguar as përfaqësues të opozitës si Fatmir Mediu apo Agron Duka.
Megjithatë ai që ka munguar të paktën deri në këto momente është Sali Berisha. Mes personave të parë në homazhe mëngjesin e sotëm kanë qenë edhe ish truproja i Nanos, Viktor Agolli, por edhe ish-pjesëtarë të tjerë të grupit të shoqërimit si dhe qytetarë të shumtë.



