Skip to content

Kabllot e rrymës elektrike, rrezik tragjedie në pallatin San Biaggio në Shkodër!

oooooooooooooo

Banorët e pallatit “San Biaggio” pranë Bexhestenit në Shkodër shprehin shqetësim për gjendjen alarmante të instalimeve elektrike brenda ambienteve të përbashkëta.

Siç shihet edhe në pamjet e dërguara, kabllot e rrymës janë lënë të shtrira në dysheme, kutitë teknike janë të hapura dhe kabina elektrike nuk është e mbyllur, duke krijuar një rrezik të menjëhershëm për këdo që kalon aty, përfshirë fëmijët dhe të moshuarit

Banorët tregojnë se punëtorët që kryejnë ndërhyrje elektrike shpesh i lënë kutitë e shpërndarjes dhe pikat e tensionit të ekspozuara, pa asnjë masë sigurie ose paralajmërim.

 

Kjo situatë, sipas tyre, është bërë e përsëritur dhe nuk është marrë asnjë masë për të garantuar sigurinë e banorëve, pavarësisht ankesave të vazhdueshme. Banorët kërkojnë reagim urgjent nga administrata e pallatit dhe institucionet përgjegjëse

Ata theksojnë se masat duhet të merren para se të ndodhë ndonjë tragjedi e shmangshme, duke kërkuar mbylljen dhe sigurimin e menjëhershëm të të gjitha pikave me rrezik të lartë