Skip to content

Kabuli nën pushtetin e tyre, talebanët i zënë vendin Presidentit, rehatohen në ulësen e tij dhe publikojnë foto

Talebanët kanë marrë kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, Kabul. Në foton e publikuar në rrjetet sociale, shihet se si ata janë rehatuar në ulësen që deri mesditën e sotme i përkiste presidentit të vendit, Ashraf Ghani, i cili u arratis.

Zëdhënësi i grupit Zabihullah Mujahid tha më herët se forcat e tij do të fillonin të hynin në zonat e qytetit ku zyrtarët qeveritarë dhe forcat e sigurisë kishin braktisur postet e tyre.

Talebanët tashmë e kanë thuajse në dorë Afganistanin dhe pritet që nga momenti në moment të bëjnë një deklaratë për ta shpallur atë vend, Emirati Islamik i Afganistanit.

/faxweb