Demokrati Kastriot Islami shkruan se SHBA duhet të godasë kokën e korrupsionit në Shqipëri, që sipas tij është Edi Rama, dhe jo të merret me Sali Berishën dhe ish-zyrtarët e tjerë.

“Shqiptarët në shumicë, pasi janë njohur me ndëshkimet e drejtuesve të lartë në Maqedoni, Malin e Zi, Kosovë, BiH… presin që “urdhri Biden” të godasë edhe “kokën” e autoritarizmit, korrupsionit e krimit në Tiranë… duke mos bërë thjesht kurban disa koka ish-ministrash e ministrash, apo zyrtarësh të lartë vendorë, thjesht për të krijuar alibinë se edhe në Shqipëri po goditet qeverisja autoritare dhe korrupsioni.

Thënë më shkoqur, pa ndëshkuar ideatorin dhe organizatorin e korrupsionit, të lidhjeve të krimit më qeverinë, të autoritarizmit dhe të kapjes së shtetit në Shqipëri, shqiptarët në shumicë do ta perceptonin këtë “lëvizje” selektive e me standard të dyfishtë”, shkruan Islami, që nga ai që do i çante kafkën Berishës dhe demokratëve, prej vitesh punon si analist në portalin e familjes Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re