Është gjetur edhe trupi i policit të dytë në lumin Lepenc. Armend Trena është gjetur para disa minutësh në këtë lumë, ku kishte qenë i zhdukur për më shumë se një javë.

Këtë e ka konfirmuar për tesheshi.com kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

“Po është gjetur trupi nga pjesëtarë të FSK-së, polic e ekipe tjera tek vendi i quajtur ‘Ura e Fejzes’ tek Hani i Elzit”, ka thënë Suma.

Kujtojmë se polici tjetër i zhdukur Malsor Dashi  u gjend para ca ditësh dhe tashmë është varrosur. Të dy policët ishin aksidentuar para gati 10 ditësh në rrugën Kaçanik-Han i Elezit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re