Nga njësitë e kërkim shpëtimit sot është gjetur trupi i pa jetë i njërit polic të zhdukur të shtunën e kaluar.

Siç njofton Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, policisë dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca), në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Malsor Dashi.

Ndërkohë, raportohet se po vazhdojnë kërkimet për trupin e policit tjetër.

Kujtojmë se për pesë ditë rresht, policia, FSK dhe mekanizmat tjerë për emergjenca kanë vazhduar kërkimet për dy policët e zhdukur pas aksidentit me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re