Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap duke shëtitur në kopshtin e një vile me qëllim vjedhjen e saj.

Tashmë shqiptari 25-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur akuzohet për veprën penale “vjedhje e mbetur në tentativë”.

Nga kontrolli që iu bë 25-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në çantën e tij një sërë mjetesh për vjedhje si: tela, prerëse teli, litar, doreza, çelësa. Ai i kishte fshehur ato në këllëfin e një rakete tenisi.

Tashmë shqiptari i arrestuar në kuadër të operacionit “Krishtlindje e sigurt” ndodhet në komisarit në pritje për të dalë para gjykatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re