Kastriot Islami thotë se nga mbremë filloi ndryshimi i madh në Shqipëri.

Ai e sheh protestën e presidentit Ilir Meta si historike dhe madhështore.

Ish- deputeti socialsto-demokrat, paralajmëron se tani Rama do rrëzohet dhe se shumë shpejt do ketë zgjedhje.

“Teknologjia e Edi Ramës për të mbajtur pushtetin bazohet në disa përpjekje makiavelike e tinzare:

Mbi të gjitha të vrasë shpresën, të paralizojë sovranin dhe mbysë opozitarizmin…

• duke gënjyer e mashtruar qytetarët me premtime boshe e të pambajtura…

• duke varfëruar të varfërit dhe nënshtruar të pamundurit…

• duke arrestuar të pambrojturit dhe baltosur kundërshtarët…

• duke nxitur të revoltuarit e sidomos të rinjtë të emigrojnë…

• duke manipuluar zgjedhjet e pushtuar të gjithë institucionet…

• duke vjedhur pasurinë kombëtare e paratë e taksapaguesve për tu pasuruar dhe blerë vota…

• duke krijuar lidhje të ngushta me kriminelët e trafikantët për të kërcënuar votuesit…

• duke kapur shtetin dhe vendosur nën kontroll median, shoqërinë civile, drejtësinë…

• duke u akuzuar nga OSBE si zotërues i 200 milion dollarëve në llogari off shore dhe asnjë ndëshkim..

• duke komprometuar ndërkombëtarët me paratë e korrupsionit e kanabisit të mbyllin gojën…

• duke ofenduar presidentin Trump si “turpi i njerzimit” dhe duke mos ju futur asnjë gjëmb në këmbë…

Dje manifestimi madhështor i thirrur nga Presidenti vrau frikën…

Dje të gjithë, si asnjëherë tjetër më parë po ktheheshin nëpër shtëpi me shpresë… Me shpresën se do ta vrasin të Keqen, do ta shporrin monstrën, do ta cmontojnë grushtin e shtetit…Se Sekti i Rilindjes që e urrejnë shqiptarët do të marrë goditje më 15 mars 2020. Se fundi është i pashmagshëm e madje ai mund të jetë i tmerrshëm nëse nuk ka reflektim…

Reflektim do të thotë, asnjë hap për të kapur Gjykatën Kushtetuese, asnjë hap për të prekur Kushtetutën, asnjë hap për të prekur të drejtat e sovranit..Kjo është vijë e kuqe… Dhe kjo u tha si asnjëherë më parë duke rezonuar plotësisht me dëshirën e vullnetin e sovranit…që pret edhe zgjidhjen vetëm nga zgjedhjet e parakohshme…

Manifestimi mbrëmë krijojë shpresë se do të ketë zgjidhje, madje shumë shpejt…

Se më 15 mars do të nisë zgjidhja me pranverën kuq e zi për të rivendosur autoritetin e sovranit…

Dhe merita për këtë i përket të gjithë qytetarëve që ishin masivisht në shesh dhe manifestuan me kulturë…

Por mbi të gjitha dhe asnjë dyshim meritën kryesore e ka Presidenti me veprimin e tij historik….

Kjo do të mbahet mënd gjatë..sado që të përpiqet për të kundërtën “aleanca e qelbësirave” që duke keqreaguar diskretitohet cdo ditë e më shumë në sytë e shqiptarëve të ndershëm e të përvuajtur dhe ndërkombëtarëve realistë”, thotë Islami. (TemA)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re