Shtetas të shumtë grekë kanë mbëritur qysh orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Kakavijë për varrimin 35 vjeçarit Kostandinos Kaçifa.

 

Mësohet se autobusi I parë nga Athina mbërriti rreth orës 5:30, ndërsa raportohet nga mediat greke se në varrim do të marrin pjesë rreth 2 mijë shtetas grekë.

 

Një furgon me persona të veshur me bluza të zeza ku shkruhej Vorio Epir nuk u lejua nga autoritetet shqiptare të futej në Shqipëri.

 

Në të dyja anët e kufirit ka numër të dyfishuar sportelesh si dhe janë përforcuar masat e sigurisë.

 

Kostandinos Kaçifa u vra nga forcat RENEA gjatë shkëmbimit të zjarrit pasi nuk pranoi që të dorëzohej.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko