Nuk ka gjen qetësi Agjencia e Kadastrës në Vlorë. Pas shumë përplasjes dhe konfliktet në këtë institucion është caktuar një tjetër drejtor i komanduar.

Sipas burimeve mësohet se në krye të këtij institucioni është komanduar Viola Hima, e cila zëvendësoi Bilal Aliajn, që u dorëhoq rreth një javë më parë.

Bilbil Aliaj disa muaj më parë zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar . Ai qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues.

Para Canametit në krye të Kadastrës ishte  Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Alimadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash. Florian Alimadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019.

Në datën 11 shtator zbarkoi në këtë institucion antikrimi ekonomik, ndërsa në hetim u  vendosur 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë, ku specialistëve të hetuar ishte dhe Alteo Nazeraj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re