Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli i ka bërë thirrje drejtuesit të selisë blu që të lëshojë karrigen nëse nuk duron dot komentet e demokratëve.

Me një postim në Facebook, Kadilli shkruan se  demokratët nuk i duan më drejtuesit aktualë dhe se tashmë e njohin paaftësinë e tyre.

“Lëshojini karriket nëse nuk duroni dot komentet e demokratëve

Drejtuesit më të lartë të PD-së kanë ditë që po ankohen e po qajnë se janë ofenduar nga komentet e demokratëve në rrjetet sociale.

Duket se nuk kuptojnë një fakt të thjeshtë: demokratët nuk i duan më! Demokratët duan t’i heqin! Demokratët janë ngopur dhe nuk tolerojnë dot më ata që vetëm dështojnë dhe humbasin!

Janë demokratët të ofenduar me këta drejtues që i tallin demorkatët me idiotizma të tipit nuk i lëshojmë karriket se ato u duhen për të “mbrojtur sakrificat e demokratët”.

Demokratët nuk janë budallenj, ata e njohin paaftësitë e tyre, e shohin lluksin e tyre që nuk ka ardhur nga lufta kundër Edi Ramës!

Po nëse nuk i durojnë dot komentet dhe kritikat e demokratëve, e kanë të thjeshtë të shpëtojnë: të lëshojnë karriket dhe të vazhdojnë jetën e tyre. Demorkatët nuk kanë nevojë për ta”, shkruan Kadilli.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re