Ish-kandidati për kryetar i PD-së Fatbardh Kadilli problemin në parti e shikon te kultura përjashtuese, që sipas tij e zvogëlon opozitën. Në studion e Debat në A2 CNN ai tha se PD po përjeton një përplasje të fortë mes kryetarit dhe ish-kryetarit. Ai thekson se deformimet në mbledhje kanë ndodhur shpesh në parti dhe tha se ata njerëz janë ende në kryesi dhe janë vegla politike që përdoren.

“Thelbi është shkarkimi i një funksionari që vetë Basha e kishte emëruar. Problemi është pse duhet shkarkuar dhe pse duhet emëruar në këtë mënyrë dhe pse duhet t’u dhurojmë demokratëve këto ngjarje të shëmtuara. Deformime të atyre që janë thënë në mbledhje kanë ndodhur shpesh autorët janë enede anëtarë të kryesisë e bëjnë shpesh dhe do ta bëjnë akoma.

Janë disa vegla politike jo të ndershme që përdoren. Dhe këto mjete njëherë t’i quajmë pozitive dhe njëherë negative kur nuk na vjen mbarë. Ne po përjetojmë një përplasje të fortë në PD, mes kryetarit e ish-kryetarit. I janë bashkuar ish-kryetarit shumë njerëz që ndoshta nuk janë fansa, por e shohin si mundësi për ta çliruar PD nga pesha e kryetarit që e ka kthyer në monopol. Dhe kjo është e vërteta e dhimbshme se e para është kultura e përjashtimit padurim për të jetuar bashkë dhe nëse shkon drejt copëzimeve përjashtimi e zvogëlon opozitën”, tha ai.

Sa u takon akuzave të ndërsjella për korrupsion, Kadilli kërkoi nga Basha që të publikojë emrat e atyre që ai akuzoi se janë njerëz që hapin gropa për të pastruar:

“Akuzat e ndërsjella sikush e quan peng, të korruptuar e quan Noka dhe pjesë të llumit qeverisës. Edhe Basha bëri akuza që tha një pjesë të llumit e kemi larguar një pjesë tjetër jo dhe këta njerëz që hapin gropa për të pastruar para. Këta njerëz janë të kontrata e inceneratorëve dhe demokratët i dinë. Unë jam demokrat dhe nuk e di kush janë këta emra dhe pse i mban në parti? Çfarë duhet të besojnë demokratët?”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re