Ish-kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli ka reaguar pas protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë te selia e Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Kadilli shkruan se Berisha dhe Basha nuk mund të jenë e ardhmja, ndërsa shpreh keqardhje për demokratët të cilët  u dhunuar ditën e djeshme.

“Dua të rithem edhe një herë, ndoshta për të një mijtën herë: E VETMJA mundësi që PD të mbijetojë është të largojë si Bashën dhe Berishën nga drejtimi.

Basha nuk ka të ardhme politike si udhëheqës!

Berisha nuk mund të jetë e ardhmja! Dje, mbaroi edhe projekti i Berishës për të rithemeluar PD-në.

Dje, unë ndjeva një keqardhje të thellë dhe të hidhur në shpirtin dhe në mendjen time për demorkatët e thjeshtë të rrahur, të përhumbur, të pashpresë.

Është koha që demokratët të mos e shohin të ardhmen si një dënim ose me Bashën, ose me Berishën, por si vullnet për të ndërtuar një parti demokratike, me konkurencë të ndershme dhe vlera morale. Vetëm një parti e tillë do tërheqë pas vetes shumicën e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Çdo projekt tjetër, çdo iluzion tjetër do jetë disfata e e rradhës”, shkruan Kadilli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re