Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli në një intervistë të dhënë për “ABC Live” ka komentuar vendimin e Bashës për përjashtimin e Sali Berishës.
Kadilli u shpreh se ka qenë i pari që i ka kërkuar Berishës që të merrte përgjegjësin mbi vete gjë që së bëri dhe e çoi situatën në këtë gjendje duke bërë që kreu i PD-së të merrte një vendim individual.
“Lidershipi i sotëm nuk ka më as legjitimitet dhe forcë po ashtu dhe ai i vjetër ka vetëm grindje dhe kjo nuk është për demokratët.
Berisha ka filluar që mbrëmë aksionin e tij, por nuk e shikoj shpresë dhënës është thjesht përpjekje për të marrë pushtetin. Përplasja mes tyre nuk është shpresë dhënës por është debat për lidershipin, që përfshin platformën, bashkëjetesën që nuk mund të jetë nën tutelën e Berishës më.
Unë kam hedhur propozimin tim me 5 sfida që e kthjenë opozitën në pozitë. Opozita nuk është vetëm parlamenti, nuk ja njoh ekskluzivitetin as kreut të partisë, as kryesisë dhe as grupit parlamentar.
Jam dakord që lidershipi do të duhet që të ndryshojë, por duket se është hap më shpejt ngase mendoja unë se unë prisja që të hapej pas dy vjetësh me zgjedhjet lokale.
Unë kam kërkuar i pari që Berisha të merrte përgjegjësinë mbi vete dhe të ishte i kujdesshëm që të shmangte presionin e PD-së dhe nuk e beri duke bërë që kryetari i PD të merrte një vendim idnividual, unë e mbështes rezultatin por jo rrugën si e mori. Berisha është model i modelit dhe i njeriut që krijoi vetë. Nëse Berisha do të kishte elegancën të tërhiqej në 2013 nuk do të ishim në këtë gjendje. Sot për turp të zotit na e kërkojnë amerikanët dhe ne e përjashtojmë. Nuk ka prova politike një vendim i tillë.
Opozita është shumë më tepër se grupi parlamentar, dhe unë nuk dua dhe nuk mund ti shikoj të shkëputur nga mundësia për të qenë mbështetës të kësaj ideje para finalizimit një vendim duhet që të diskutohet, ta bëjë fakt si do e bëjmë sistemin zgjedhor pa bërë një debat të brendshëm. Nuk duhet të ketë një proces politik mes dy kryetarëve, duhet të ketë parti më të madhe se kryetari”, ka thënë Kadilli.