Fatbardh Kadilli duke komentuar në profilin e tij në facebook shkruan se e vetmja mundësi që PD të mbijetojë është të largojë si Bashën dhe Berishën nga drejtimi.

Sipas tij, Basha nuk ka të ardhme politike si udhëheqës ndersa Berisha nuk mund të jetë e ardhmja!

Ish kandidati per drejtimin e PD shton se me protesten e dites se shtune mbaroi edhe projekti i Berishës për të rithemeluar PD-në.

“Dje, unë ndjeva një keqardhje të thellë dhe të hidhur në shpirtin dhe në mendjen time për demokratët e thjeshtë të rrahur, të përhumbur, të pashpresë. Eshtë koha që demokratët të mos e shohin të ardhmen si një dënim ose me Bashën, ose me Berishën, por si vullnet për të ndërtuar një parti demokratike, me konkurencë të ndershme dhe vlera morale. Vetëm një parti e tillë do tërheqë pas vetes shumicën e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Çdo projekt tjetër, çdo iluzion tjetër do jetë disfata e e rradhës.”, shkruan Kadilli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re