Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, sqaroi mbrëmjen e sotme se përse nuk votoi Edi Palokën për kryetar të Këshillit.

Ai tha në “Zonë e Lirë” se vota e tij shkoi për kandidaten Eleina Qirici, pasi Paloka sipas tij ka pohuar se ka ndikuar në procesin zgjedhor për kryetar partie në qershor të vitit të kaluar.

“Unë vetë votova për Eleina Qiricin. E di pse? Sepse Paloka ka deklaruar se ka futur duart në procesin zgjedhor për kryetar partie në qershor të vitit të kaluar”, u shpreh Kadilli.

Edi Paloka u zgjodh sot kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike me 132 vota pro.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re