Fatbardh Kadilli, ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, në të njëjtën kohë kur po fliste në një lidhje direkte Sali Berisha, tashmë i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.

Kadilli i’a ka thënë troç Berishës, se sot ai është viktimë e modelit që krijoi vetë për 30 vite

“Sot ju jeni viktimë e një skuthi. Unë kam folur që ju të iknit vetë, kam dashur të iknit vetë. Por, kryetari i PD-së, duhet të fliste jo në mesnatë, por për dy muaj me rradhë.

Sovraniteti i një partie nuk është vetëm kur nënshtrohesh para një presioni ndërkombëtar, por edhe kur e nënshtron partinë tënde.

Koj parti është nënshtruar ndaj kryetarokracisë. Ju jeni sot, viktima e modelit që keni krijuar për 30 vjet. Më vjen keq, por duhet ta them. Prodhuat një zgjatim përtac, që edhe për tu deklaruar kundër jush priti mesnatën.

Ju jeni viktima e tij, siç jemi të gjithë bashkë si shoqëri. Një parti që është monopol. Nuk reaguat kur zgjedhjet prodhuan dy herë të njëjtin kryeministër dhe të njëjtin kryetar opozite.

Të gjithë jemi sot viktima të monopolizimit të politikës.

Forca e zotit Berisha, premtimi i zotit Berisha, ka qenë se do të fliste kur të shihte humbjen e dytë rradhazi, për të shpëtuar PD-në dhe opozitërizmin“, tha Kadilli ndërkohë që Berisha dëgjonte dhe nuk dha ndonjë përgjigje.

LEXO EDHE:

Basha e përjashtoi, reagon urgjentisht Berisha: Duhet të jepte ai dorëheqjen, sapo asgjësoi PD-në si parti sovrane!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re