Ish-kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli ka reaguar pas paralajmërimeve të kryetarit të Parisë Demokratike Lulzim Basha se kush paraqitet në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha do të përjashtohet nga partia.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Kadilli shkruan se është e qartë se Basha dhe PD janë në konflikt dhe se kjo zgjidhet duke hequr kryetarin, ndërsa shton se është Basha ai që do të heq partinë.

“Në gjithë botën partia ndërron kryetarin, në PD kryetari ndërron partinë.

E qartë që Basha dhe partia janë në konflikt. Kjo zgjidhet duke hequr kryetarin. Basha do të heq partinë”, shkruan Kadilli me ironi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re