Skip to content

Kadilli përplaset me Bashën në mbledhje: Jep dorëheqjen, demokratët nuk do të numërojnë humbjet e tua gjithë jetën

Ashtu siç ishte parashikuar, mbledhja e kryesisë së PD ka pasur diskutime të forta.

Fatbardh Kadilli i cili tashmë ka shpallur hapur kandidaturën për kreun e PD, brenda mbledhjes ka mbajtur të njëjtin qëndrim, ashtu siç e bëri me dije dhe ne nisje të saj për mediat.

Burime bëjnë me dije se ai i ka thënë Bashës se ai nuk është i pazëvendësueshmë , ndaj duhet të ‘hapë rrugë’.

“ Nuk je i pazevendesueshem. PD ka shume njerez te mire. Jep doreheqjen e parevokueshme pasi demokratët nuk do të numërojnë humbjet e tua gjithë jetën”, i ka thënë ai. (TemA)