Ish-anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli kërkon që të mbahet një qëndrim i qartë lidhur me ish-kryetarin Sali Berisha.
Kadilli thekon se nuk duhet zvarritur çështja Berisha për në minutën e fundit apo për vendime surprizë.
Sipas tij, PD ka në dorë një vendim historik dhe se fati dhe e ardhmja nuk duhet të jetë “non grata”.
Postimi i plotë:
E ardhmja e PD-së nuk duhet të jetë “non grata”
PD duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me ish kreun e saj Sali Berisha. Nuk mund të presim vendime surprizë apo të minutës së fundit për një çështje që lidhet me fatin dhe të ardhmen e PD-së. As nuk mund të zvarritemi pa bërë asgjë.
Berisha e ka bërë të qartë që fatin e PD-së do ta mbaj lidhur me fatin e vet “non grata”. Basha nuk flet duke e lënë partinë në kryqëzime të rrezikshme politike.
Është momenti të flasë partia çfarë qëndrimi ka për ish kryetarin “non grata”.
Kjo është detyrë e Kryesisë dhe e Grupit Parlamentar. Për secilin koleg, është nder të ulesh në karriken e kryesisë dhe të deputetit, por së pari është përgjegjësi.
Keni në dorë të merrni një vendim historik. Luhet fati dhe e ardhmja e Partisë Demokratike që nuk duhet të jetë “non grata”.