Fatbardh Kadilli, ish-kandidat për kreun e Partisë Demokratike, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë. Në një deklaratë për mediat, Kadilli tha se janë miratuar vetëm ndryshimet e kërkuara nga Basha dhe propozimet e tij u diskutuan me nxitim.

Më tej ai bëri thirrje për bashkim dhe tha se PD mund ta gjejë forcën dhe Kuvendin Kombëtar, ku duhet të nisë një proces i ri.

Mbledhja e Kryesisë miratoi vetëm ndryshimet e miratuara nga kryetari. Nuk mori një hap të rëndësishëm, por jemi ende në kohë për të shfrytëzuar Kuvendin Kombëtar për të hapur një proces kuvendimi me të gjithë shqiptarët, për të denoncuar të keqe, por edhe për të parë me përgjegjshmëri, për ta bërë këtë parti të pastër.

Ndryshimet e propozuara nga unë u diskutuan para kohe dhe më shumë anëtarë të Kryesisë ndaj mendime të ndryshme dhe kryetarin Basha ndajmë koncepte të ndryshme për rolin e kryetarit të partisë. Uroj që Kuvendi Kombëtar të kuvendojë që të ndryshojmë veten tonë, të jemi më të hapur”, tha Kadilli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re