Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përcolli mesazhin se roli i Serbisë në Veri nuk do të tolerohet.

“S’e kemi ndërmend me luftu, por në të njëjtën kohë as nuk e kemi ndërmend me toleruar Serbinë gjithmonë në pjesën veriore të Kosovës, ky është një realitet. Do të punojmë bashkërisht të ecim të gjithë përpara, por fokusi primar aktualisht duhet të jetë ekonomia, prodhimi, punësimi. Reformat po ashtu në sistemin arsimor”, theksoi Veseli, gjatë një takimi me biznesmenë kosovare.

Kjo dekaratë e tij pason tensionin e pak ditëve më parë, kur presidenti Thaçi shkoi në Veri dhe vizitoi liqenin e Ujmanit. Kjo bëri që Beogradi të reagojë edhe me mobilizim ushtarak.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re