Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur të padrejtë faktin se BE ende nuk liberalizon vizat për Kosovën.

“Kosova tashmë e meriton liberalizimin e vizave. Qytetarët e Kosovës pa të drejtë janë të privuar për 8 vjet nga lëvizja e lirë. Ne presim vendimmarrje pozitive, e cila është ‘fair’ dhe e drejtë ndaj qytetarëve tanë. Kosova i plotëson të gjitha kushtet që janë teknike. Besojmë shumë se do të kemi vendimmarrje pozitive”, tha Veseli.

Ai më pas tentoi ta përligjë gjithë këtë me krizën që po kalon Bashkimi Europian.

“BE është duke kaluar një fazë skepticizmi brenda vetë vendeve që kanë krijuar BE, nuk është e mirë të ndëshkohet një popull siç është populli i Kosovës 1.7 milionë banorë, në të njëjtën kohë dhe të njëjtën kohë të jetë një shembull i skepticizmit brenda vetë BE-së. Do të ishte një damkë dhe për BE-në në kuadër të atyre vlerave që promovon”, shtoi Veseli.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re