Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov shprehu ngushëllimet e tij për familjen e mësuesit të historisë Samuel Paty, 47 vjeç, të cilit iu pre koka nga një sulmues i lindur në Çeçeni para një shkolle në një periferi të Parisit. Kadyrov tha se ai dhe Çeçenia ishte kategorikisht kundër terrorizmit në çdo formë.

“Unë kam thënë shumë herë dhe nuk ndalem së përsërituri: krimineli nuk ka kombësi. Ne e dënojmë këtë akt terrorist dhe i shprehim ngushëllimet tona familjes së të ndjerit. Duke qenë kategorikisht kundër terrorizmit në çdo formë, unë u bëj thirrje besimtarëve të mos provokohen dhe më pas të shkelin mbi principet e tyre fetare”, deklaroi Kadyrov.

Kjo, siç shtoi ai, nuk është hera e parë që “Franca po përpiqet të fajësojë për gjithçka çeçenët”.

“Çeçenët nuk kanë asnjë lidhje me këtë ngjarje,” tha Kadyrov, duke shtuar: “Për më tepër, Anzorov kaloi praktikisht tërë jetën e tij në Francë, duke lëvizur atje me prindërit e tij si fëmijë, duke u rritur me francezët, duke u shoqëruar, duke folur dhe shkruar në gjuhën e tyre”.

Kujtojmë se në mbrëmjen e 16 tetorit, në Conflans-Saint-Honorine (rajoni Ile-de-France), një mësues u sulmua pranë shkollës ku ai jepte histori.

Sulmuesi, me origjinë nga Çeçenia, preu kokën e mësuesit dhe më pas u vra nga policia.

Shkak thuhet se ishin sërish karikaturat e Sharlie Hebdo, me në fokus Profetin Muhamed. Mësuesi i ndjueri ishte ithtar dhe promovues i tyre.

Macron e ngriti lart atë, duke e konsideruar si promotor lirie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re