Informacioni i rrjedhur nga shërbimet sekrete ukrainase për shëndetin e Ramzan Kadyrov ka pushtuar internetin ditët e fundit. Të enjten, përfaqësuesi i shërbimeve sekrete, Andrey Yusov, raportoi se lideri çeçen është shtruar në spital në gjendje shumë kritike, ndërsa dje u përfol se ai kishte rënë në koma, në një spital të Moskës, ku përshkruhej gjendja e tij si “e vështirë për t’u kthyer”.

Kadyrov i është përgjigjur kësaj të dielën në mëngjes, përmes një video të publikuar në kanalin e tij Telegram. Në të ai mohon raportet për sëmundje dhe shihet duke ecur në një rrugë (nuk dihet se ku) nën shi, ndërsa videoja shoqërohet me frazën ironike: “Unë këshilloj fuqimisht të gjithë ata që nuk mund të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në internet, që të bëjnë një shëtitje në ajër të pastër dhe të rregullojnë mendimet e tyre. Shiu është absolutisht freskues”.

Në të njëjtën kohë, Kadyrov tha se ai “tashmë ka ecur 11 kilometra”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko