Një lajm shumë i mirë për njerëzit që duan të konsumojnë kafe. Të gjithë i dimë efektet negative të alkoolit në trup dhe ende shumë prej nesh abuzojmë më shumë se ç’duhet. Kjo është pikërisht arsyeja se pse shumë njerëz preken nga sëmundjet e mëlçisë.

Megjithatë, një studim i kryer në Britani të Madhe ka gjetur se dëmtimet e mëlçisë të shkaktuara nga alkooli mund të përmbysen duke pirë dy gota kafe çdo ditë. Studimi që ka analizuar më shumë se 430,000 pjesëmarrës, ka zbuluar se konsumimi i dy kafeve në ditë mund të zvogëlojë cirozën e mëlçisë. Pacientët me cirrozë e kanë jetën e tyre në rrezik, sepse është potencialisht fatale. Për më tepër, sëmundja e mëlçisë akoma nuk ka shërim.

Por sipas Dr. Oliver Kennedy, profesor në Universitetin e Southampton i cili është gjithashtu autori kryesor i studimit, konsumimi i kafesë ka një rol të rëndësishëm në uljen e rrezikut të zhvillimit të cirrozës.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re