TIRANË– Shqiptarët e kanë marrë me mjaft sportivitet mbërritjen e Covid-19 në vendin tonë. Edhe pse zyrtarisht janë bërë publikë dy të prekurit e parë nga koronavirusi, rrjetet sociale kanë filluar të mbushen me foto dhe video që tregojnë humorin e shqiptarëve, edhe në këto ditë paniku. Në një video të publikuar nga një faqe në Instagram me emrin “Argjiro”, shihet se si një kamarier e shërben kafenë me maskë dhe me një lopatë, duke qëndruar kështu më larg se dy metra nga klienti dhe duke u mbrojtur nga koronavirusi.

 

View this post on Instagram

 

Kafe në kohë koronavirusi

A post shared by Me Ritmin E Ngjarjes (@dosja.al) on Mar 9, 2020 at 12:07pm PDT

//www.instagram.com/embed.js

Në një tjetër video të publikuar nga një faqe në Facebook, shihet se si disa mjekë të maskuar hedhin valle. Në fakt, videoja është xhiruar në Iran, por ata që e kanë edituar kanë future në sfond valet shqiptare, si duke dashur të tregojnë që Shqipëria nuk është aspak e trembur nga ky virus dhe e pret me kërcim.

https://dailymotion.com/video/x7slndp

Por fantazia nuk ka mbaruar me kaq. Një tjetër video që qarkullon në rrjetet shihet teksa një person ndjke një tjetër. Ai që ndiqet supozohet të jetë shqiptar, ndërsa tjetri koronavirusi. Pavarësisht se ky i fundit vrapon shumë shpejt nën ritmin e këngës “Gasollina” të Daddy Yanke, nuk e kap dot shqiptarin.


(function(d,s,id){var js,fjs=d.getElementsByTagName(s)[0];if(d.getElementById(id))return;js=d.createElement(s);js.id=id;js.src=’https://embed.ex.co/sdk.js’;fjs.parentNode.insertBefore(js,fjs);}(document,’script’,’playbuzz-sdk’));

Mirëpo karantinimi për disa persona mund të përdoret edhe si mjet shmangeje kundrejt disa të tjerëve që mund t’u detyrohen para borxh, ndere, etj. Në një mesazh që po qarkullon në rrjet shihet se si dikush kërkon paratë që i ka dhënë një tjetër personi borxh, ndërsa ky i fundit shprehet se është në karantinë. Siç duket, edhe pse zyrtarisht janë konfirmuar dy raste, Shqipërinë ende nuke k a zënë paniku dhe e ka pritur me sportivitet këtë situatë.

(f.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re