Skip to content

Kafja e Salianjit jep efekt, PD vihet në lëvizje – Xhemal Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

xhemal1 674x450 1

PD ka emëruar Xhemal Gjunkshin në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë Kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Vendimi është firmosur ditën e sotme dhe bazohet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike.

Emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen në kuadër të forcimit të mëtejshëm të strukturave të rritjes së kapaciteteve profesionale brenda Partisë Demokratike.

Xhemal Gjunkshi ishte një nga emrat që iu bashkua tryezës së Salianjit për rifreskimin e strukturave drejtuese.