10 muaj më parë, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u bënë prindër për herë
të parë të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë, Kajan. Çifti
është treguar mjaft i rezervuar dhe rrallëherë ka publikuar foto dhe
video të Kajan dhe fytyrën e tij të plot ende nuk e kanë zbuluar.

Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen Veliaj pasi vogëlushi
u bë 10 muajsh. Ajola dhe Erioni e kanë uruar Kajan nëpërmjet disa
postimeve në rrjetet sociale. Veliaj ka publikuar një foto ku shihet
duke ushqyer djalin e tij dhe pranë postimit ka shkruar: “U rritëm
neve”.

Ndërkohë, Ajola ka publikuar një foto me Kajan në plazh dhe pranë saj
ka shkruar: “10 muaj me këtë dritë të vockël por që e ndriçon gjithë
botën time”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re