Ministrja për Punët me Shtetin Elisa Spiropali ka reaguar ndaj Lulzim Bashës pas deklaratës së tij të fundit për heqjen e mandatit të Agim Kajmakut, kreu të bashkisë Vorë.

Spiropali shprehet ndaj Bashës se fillimisht duhet të provojë pafajësinë e tij për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe më pas të japë mend.

Reagimi i plotë:

Lulzim! Ti je një i pandehur në prokurori dhe si fillim duhet të provosh pafajësinë tënde për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe pastaj të hapësh gojën e të japësh mendjen që nuk e ke për Partinë Socialiste!

Partia Socialiste nuk mbron askënd që shkel ligjin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi tjetër përveç respektimit të këtij standardi në raport me çdo shkelës, që abuzon me ligjin dhe me besimin e zgjedhësve të saj! Por ty si abuzues kronik i besimit të zgjedhësve të PD nuk ka se si ta rrok mendja këtë standart, prandaj është e kotë të harxhojmë më shumë se disa pak fjalë me ty dhe me shumicat, fitoret e zgjedhjet e tua imagjinare!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re