Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës. Përmes një statusi në facebook deputeti i bën thirrje kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të ndërhyjnë menjëherë pasi është denigruese dhe e rrezikshme për qytetarët shqiptarë e bllokuar në kufi në këtë periudhë pandemie.

Postimi i poltë: Kjo gjendje e tanishme ne Kakavij eshte nje SKANDAL ku qeveria tallet perbuz perçmon dhe denigron QYTETARET e saj

I bej thirrje mistrit te brendeshem Lleshaj, ministrit te diaspores Majko dhe kryeministrit Rama meqenese minister te jashtem kemi huazuar ne transferte nje birbo, qe te nderhyjne menjehere

Nuk ka turp me te madh se nje kaos i tille te krijuar nga neglizhenca ekstreme e qeverise

Shume denigruese per çdo Shqiptare por edhe shume e rrezikeshme per pandemine

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re