Shqipëria e ka nisur me humbje rrugëtimin për në “Euro2020”, pasi që në në ndeshjen e parë kualifikuese kundër Turqisë, janë mposhtur 2-0. Në “Loro Boriçi”, kuqezinjtë tanë bënë një start perfekt, duke qenë shumë të rrezikshëm. Në 20 minutat e para, krijuam raste të pastra për të shënuar, por Balaj dhe Balliu nuk u treguan të saktë para portierët.

Në minutën e 21’, Gjimshiti dhe Xhaka nuk merren vesh me njëri-tjetrin dhe Turqia ndëshkon. Jilmaz merr një pasim të mirë nga Tosun dhe godet menjëherë nga brenda zonës, duke kaluar në avantazh miqtë. Kombëtarja jonë u shokua për disa minuta, por sërish tentoi të reagonte dhe t’i afrohet portës.

Uzuni bëri shumë mirë dhe u shfaq dy herë para portës së Turqisë. Fillimisht, sulmuesi nuk kontrollon mirë një pasim perfekt nga Hysaj, ndërsa në rastin e dytë gjuan me të majtën, por pret portieri mik. Në pjesën e dytë, ritmi i tanëve ra ndjeshëm dhe Turqia ndëshkoi sërish.

Mesfushori i Milanit, Hakan Çalhanoglu shënon një supergol, duke marrë topin nga mesi i fushës dhe duke shënuar një gol shumë të bukur. Ky gol i preu gjunjët lojtarëve kuqezi, që nuk arritën më të reagonin dhe sfida u mbyll 0-2 në favor të Turqisë.

E premte, 22 mars 2019
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Shqipëri – Turqi   0-2
Jilmaz 21′, Çalhanoglu 54′

Shqipëria: Berisha, Balliu (Sadiku 58’), Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Ismajli, Memushaj, Xhaka, Abrashi, Uzuni, Balaj (Grezda 58’) Trajner: Kristian Panuçi

Turqia: Gynok, Gonyl (Çelik 46’), Demiral, Ayhan, Kaldirim, Emre (Tokoz 65′), Jokushlu, Tekdemir, Çalhanoglu, Tosun, Jilmaz Trajner: Senol Gynesh

Kartonë të verdhë: Balliu 39’, Ismajli 45+2’ , Xhaka 86′ / Tosun 30’, Jokushlu 47′

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re