1 Janar 2002 – 12 vende të BE nisin përdorimin e monedhës së përbashkët, Euro
Ndërrimi i viteve i gjeti 12 nga 15 vendet e Bashkimit Evropian, me një monedhë të re të përbashkët, euron. Më shumë se 6 miliardë kartëmonedha dhe gati 40 miliardë monedha, u shpërndanë nëpër dyqane, banka dhe bankomate.
Presidenti francez, Jacques Chirac, e përshkroi këtë ngjarje historike si një “mënyrë të re të të qenit evropian”. Vetëm 3 vende të BE-së, refuzuan të bëhen pjesë e monedhës së përbashkët: Britania, Suedia dhe Danimarka.
Megjithatë, presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi, tha se futja në përdorim e monedhës së përbashkët, nënkuptonte në mënyrë të pashmangshme një “konvergjencë më të madhe ekonomike” brenda eurozonës dhe se çdo vend jashtë zonës rrezikonte të mbetej jashtë edhe në të ardhmen.
Mbi një milinë njerëz dolën në kryeqytetin gjerman, Berlin dhe kryeqytetet e tjera, duke përfshirë Parisin, Helsinkin dhe Athinën, duke organizuar festime të veçanta. Monedhat kombëtare, vazhduan të vazhdojnë të qarkullojnë së bashku me euron, edhe për dy muaj në shumicën e vendeve anëtare.
Një përjashtim i dukshëm ishte Gjermania, ku deutschmark pushoi së ekzistuari që në mesnatë. Euro është përdorur si monedhë elektronike në tregun financiar që nga viti 1999, por 1 janari 2002 shënoi herën e parë të shfaqjes së tij në kuletat e 300 milionë qytetarëve të thjeshtë të eurozonës.
1 Janar 1959 – Kubë, Batista largohet nga pushteti pas triumfit të revolucionit të udhëhequr nga Fidel Castro
Pas triumfit të një revolucioni popullor të udhëhequr nga “Lëvizja 26 Korriku” e Fidel Castrod, diktatori kuban Fulgencio Batista largohet nga vendi drejt Republikës Domenikane. Qeveria e SHBA-së kishte mbështetur Batistën, një ish-ushtarak dhe diktator kuban nga vitet 1933-1944, që u ngjit në pushtet për herë të dytë nëpermjet një grushti shteti në vitin 1952.
Mbështetësit e Castros, vunë shumë shpejt nën kontroll vendin. Gjyqtari Manuel Urrutia u emërua si president i përkohshëm. Castro dhe grupi i tij i luftëtarëve guerrillas, hynë në mënyrë triumfale në Havanë më 7 janar 1959. Qëndrimi i SHBA-së ndaj qeverisë së re revolucionare, ndryshoi shpejt, nga dyshimet e mëdha tek një armiqësi e hapur.
Pasi Castro shtetetëzoi pronat amerikane, dhe lidhi marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Sovjetik, armikun kryesor të SHBA gjatë Luftës së Ftohtë, Uashingtoni ndëpreu lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Kubën, dhe vendosi një embargo tregtare dhe të lëvizjes së lire, e cila mbeti në fuqi deri në vitin 2015.
Në prillin e 1961, SHBA organizoi një sulm të komandove kubaneze, kryesisht emigrant politikë në SHBA, në Gjirin e Derrave, në një përpjekje të pasuksesshme për të rrëzuar Castron nga pushteti. Fulgencio Batista vdiq në Spanjë në moshën 72-vjeçare më 6 gusht 1973. Fidel Castro dha dorëheqjen nga funksionet e tij në shkurtin e vitit 2008, duke u zëvendësuar nga vëllai i tij Raul.
1 Janar 1863 – Abraham Lincoln nënshkruan Deklaratën e Emancipimit
Në përpjekje për të bashkuar një komb të zhytur në një luftë civile të përgjakshme, presidenti amerikan Abraham Lincoln merr një vendim të llogaritur me kujdes, lidhur me institucionin e skllavërisë në vend. Deri në fundin e vitit 1862, situata nuk dukej e mirë për Unionin.
Ushtria e Konfederatës së Jugut kishte mposhtur trupat e Unionit në disa beteja të rëndësishme.
Lincoln shpresonte se deklarimi i një politike kombëtare të emancipimit, do të nxiste skllevërit e jugut t’i bashkoheshin ushtrisë së Unionit, duke e zvogëluar fuqinë punëtore të Konfederatës, tek e cila vareshin shtetet jugore në luftën kundër Veriut.
Ndonëse skllevërit në jug nuk arritën të rebeloheshin masivisht pas nënshkrimin të deklaratës emancipimit, ata filluan të çliroheshin gradualisht teksa ushtritë e Unionit marshonin në territorin e Konfederatës. Në fund të luftës, skllevërit i braktisën zotërinjtë e tyre të mëparshëm. Ata luftuan dhe kultivuan të mbjella për të ushqyer ushtrinë e Unionit, si dhe kryen punë të tjera ndihmëse në rradhët e ushtrisë.
1 Janar 45 P.E.S – Kalendari Julian hyn në fuqi si kalendari zyrtar i Perandorisë Romake,  e caktuar 1 janarin si datën e re e vitit të ri.
1 Janar 42 P.E.S – Senati Romak hyjnizon pas vdekjes perandorin Jul Çezari.
1 Janar 1808 – Shtetet e Bashkuara ndalojnë importimin e skllevërve nga vendet e tjera.
1 Janar 1892 – Në Njy Jork, Ishulli Elis hap dyert për të nisur përpunimin e emigrantëve që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
1 Janar 1912 – Themelohet Republika e Kinës.
1 Janar 1934 – Ishulli Alkatraz, shndërrohet në një burg federal të Shteteve të Bashkuara.
1 Janar 1934 – Gjermania naziste miraton  “Ligjin për Parandalimin e Pasardhësve Gjenetikisht të Demtuar”.
1 Janar 1945 – Luftëaffe gjermane nis Operacionin :Bodenplatte” , një përpjekje masive, por e dështuar për të shkatërruar fuqinë ajrore të Aleancës në Evropën Veriore nëpërmjet një goditje të vetme.
1 Janar 1947 – Zonat amerikane dhe britanike të pushtimit në Gjermani, pas Luftës së Dytë Botërore, bashkohen për të formuar Bizonën, e cila më vonë (me zonën franceze) u bë pjesë e Gjermanisë Perëndimore.
1 Janar 1958 –Krijohet Komuniteti Ekonomik Evropian.
1 Janar 1971 – Reklamat e cigareve, ndalohen të transmetohet në televizioninet amerikane.
1 Janar 1979 – Vendosen marrëdhëniet zyrtare diplomatike midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
1 Janar 1983 – ARPANET, ndryshon zyrtarisht përdorimin e Protokollit të Internetit, duke krijuar internetin.
1 Janar 1993 – Çekosllovakia ndahet në Republikën Çeke dhe atë Sllovake.
1Janar 1995 –Themelohet Organizata Botërore e Tregtisë.
1 Janar 1998 – Rusia fillon të qarkullojë kartmonedha të reja, për të frenuar inflacionin dhe për të promovuar besimin tek ekonomia vendase.
1 Janar 2017 – Një sulm terrorist në një klub nate në Stamboll të Turqisë, gjatë festimeve të Vitit të Ri, vret të paktën 39 vetë dhe plagos më shumë se 60 të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re