“Hank the Tank”, ariu hajdut që hyri në 21 shtëpi në Kaliforni në kërkim të ushqimit, u soll në Kolorado.

E mbiquajtur “Hank the Tank” nga vendasit për shkak të madhësisë, ariu femër është përgjegjës për të paktën 21 vjedhje të shtëpive të konfirmuara nga ADN-ja dhe dëmtime të mëdha pronësore në zonën e South Lake Tahoe, Kaliforni që nga viti 2022.

Ariu i madh u kap nga një biolog i kafshëve të egra dhe u dërgua në një strehë kafshësh në Kolorado. Këlyshët e saj u dërguan në shpëtimin e kafshëve të egra të qarkut Sonoma në Petaluma.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re