Në Kaliforninë veriore ekipet e shpëtimit tashmë kanë gjetur trupat e 14 viktimave të rritur dhe fëmijë, e për të cilët është raportuar se u gjetën të karbonizuar e të përqafuar mes vete.

Në mëngjes në këtë vend kemi gjetur disa viktima, në mesin e të cilëve fëmijë. Është e qartë se njiheshin ndërmjet vete, sepse u gjetën në grupe nga 3 njerëz, të cilët duket se deshën të mbronin njëri-tjetrin duke u përqafuar”, ka thënë një zjarrfikës.

Në zjarret e pyjeve ku u dëmtuan gati 7,000 ndërtesa, ndërsa 300 mijë njerëz u urdhëruan të evakuoheshin në të gjithë shtetin.

Është raportuar se numri i vdekjeve në zjarret e pyjeve në Kaliforni është rritur në 23.

Polici i Qarkut Butte Kory Honea, në deklaratën e tij për shtyp tha: ‘Përafërsisht 290 kilometra në verilindje të San Franciskos në Kaliforni, qytetin e Paradises dhe zonën përreth nën ndikimin e zjarrit 14 persona kanë humbur jetën, dhe humbja totale e njerëzve u rrit në 23, tha ai.

Zjarri më shkatërrues në historinë e shtetit, i cili filloi të enjten në malet Sierra Nevada, ishte zjarri më i madh në të cilin ndodhi në histori të Kalifornisë.

Zjarri vazhdoi të përhapet me efektin e erës në një sipërfaqe prej 404 kilometrash. Mbi 7 mijë ndërtesa në rajon, përfshirë edhe qytetin e Paradises, u dëmtuan për shkak të zjarreve.

Nga ana tjetër, një total prej 300 mijë njerëz u urdhëruan të evakuohen në mbarë krahinën për shkak të zjarreve që rrethojnë Malibin në perëndim të Los Anxhelosit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re